Deputeti Lumir Abdixhiku - Foto: LDK

Abdixhiku - Haradinajt: Me Qeverinë tuaj humbin 36 vende pune çdo ditë

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka publikuar disa të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku deklaroi se papunësia në Kosovë për muajt janar-mars ka rënë për 4.7 %.

E në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ka thënë se që nga formimi i Qeverisë PAN janë 24 mijë më pak vende pune.

“Jo Kryeministër! S’ka lajm të mirë në numrat e papunësisë Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në shtator të vitit 2017, ditën kur ju nisët punën në Qeverinë PAN, në Kosovë punonin plot 365 mijë qytetarë. Sot, pas dy viteve qeverisje PAN, sipas të njëjtës Agjenci, të punësuar janë vetëm 341 mijë kosovarë”, ka shkruar ai në profiling e tij në Facebook.

Deputeti tha se çdo ditë me Qeverinë Haradinaj humbin 36 vende pune.

”Pra plot 24,000 vende pune më pak për dy vjet qeverisje PAN. Dy vjet politika nepotike partiake e shpërdorim parashë pa masë japin veçse një përfundim; për çdo ditë të PAN-it në pushtet, nga 36 vende pune humben në ditë – secilën ditë!”, ka shtuar Abdixhiku,

https://kallxo.com/haradinaj-per-3-muaj-papunesia-ka-rene-per-4-7-per-qind/

.