Arkiv

Abdixhiku: Beteja jonë fillon tash

Pas kuvendit zgjedhor të LDK-së, deputeti Lumir Abdixhiku, tha se shumë kundërshtarë dhe komentatorë kanë pritur ndarje, përplasje e përçarje, por jo një LDK të bashkuar e ky fakt sipas tij ata i trishton.

“Mund të kenë pritur ndarje. Mund të kenë pritur përplasje e përçarje. Kundërshtarë e komentatorë jo pak, mund të kenë pritur gjithçka – veçse jo një LDK bashkë. Kjo i trishton”, tha ai.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se në momentet më kritike të Kosovës, LDK megjithatë mbetet bashkë.

“Me individë që para vetes vendosin Lidhjen dhe shtetin. Ajo vjen para zgjedhjeve si unike, me një shtëpi të fortë e me një lider që ka një ekipë të tanë pas. Me të, të gjithë bashkë, do të nisim orën e ndryshimit në Kosovë. Beteja jonë fillon tash”, tha Abdixhiku.

Isa Mustafa sot është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e nëntë zgjedhor, pa kundërkandidat. Ky do të jetë mandati i tretë për Isa Mustafën në krye të LDK-së.