AAK: Protesta Ndoshta Javën Tjetër

“Është marrë vendim që AAK të vazhdojë kundërshtimin me protesta paqësore. Ende nuk është caktuar datë, por mund të jetë relativisht shpejt, javën tjetër ose javën pasuese [pas javës së ardhshme],” tha zëdhënësi i AAK-së MUharrem Nitaj për KALLXO.com.

Pyetjes se a do të zhvillohet protesta me apo pa “Vetëvendosjen” Nitaj iu përgjigj me fjalët se “AAK është e interesuar që kundërshtimin e saj ta vazhdojë me bllokun opozitar, por nëse ‘Vetëvendosja’ ndërron qëndrim, atëherë ne do të vazhdojmë me protesta edhe vetëm”.

KALLXO.com i kërkoi mendim zëdhënësit të “Vetëvendosjes” Frashër Krasniqi në lidhje me fjalët e NItajt për vazhdimin e kundërshtimit të AAK-së me apo pa “Vetëvendosjen”.

“Do të ulemi t’i qartësojmë më parë gjërat e pastaj të vendosim,” tha Krasniqi.

Nitaj tha se AAK-ja e ka respektuar dje kërkesën e “Vetëvendosjes” për shtyrje të protestës së paralajmëruar më herët për sot, me qëllim të mbajtjes së unitetit opozitar.