AAK-ja mbledh Kryesinë dhe Këshillin Drejtues

Partia e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot do të mbledh organet drejtuese të saj.

AAK-ja përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do të mblidhen pasditen e sotme.

“Sot, e hënë, ora 16:00 në seli të AAK-së në Prishtinë mbahet takimi i Këshillit Drejtues dhe Kryesisë së AAK-së. Pas përfundimit të takimit do të ketë prononcim për media”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, lideri i AAK-së, njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media ka thënë se partia e tij do të garojë e vetme në zgjedhje.

Haradinaj ndër të tjerash shtoi se i ka kërkuar shefit të grupit parlamentar të AAK-së, që të fillojë konsultimet me subjektet e tjera politike për shpërbërjen e Kuvendit.

Ndërkaq, pas dorëheqjes së Haradinajt, presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të thërras për konsultimet partitë politike, ndonëse ende nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.