Ekipi negociator i Kosoves foto KALLXO.com

AAK ende s'e ka caktuar zëvendësin e Avni Arifit në Ekipin Negociator

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ende nuk e ka caktuar zëvendësuesin e Avni Arifit, për anëtar të Ekipt Negociator të Kosovës për bisedimet me Serbinë, pasi ky i fundit tashmë është dekretuar për pozitën e ambasadorit të Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ish-anëtari i Ekipit Negociator Avni Arifi, ka thënë për KALLXO.com, se nuk e di kush do të jetë zëvendësi i tij në ekip.

“Nuk e di. Është çështje e AAK-së. Drejtohuni atje”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Muharrem Nitaj nga AAK-ja, ka thënë për KALLXO.com, se nuk kanë vendosur ende për për këtë çështje.

“Nuk e kemi diskutuar ende këtë çështje. Besoj se do të vendosim në ditët që vinë”, ka thënë Nitaj.

https://kallxo.com/avni-arifi-behet-ambasador/