Ahmet Isufi, Deputet, AAK

AAK: E pakuptueshme se si opozita e lëshoi seancën e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, tha se për ta është e pakuptueshme se si partisë opozitare VV dhe LDK e lëshuan seancën e sotme.

“Për neve është e pakuptueshme se si u lëshua seanca nga ana e dy partive opozitare. Sepse nuk u ditë a e lëshuan seancën pse nuk vazhdoi  debati i lënë përgjysmë nga mbledhja e kaluar apo pse u mbajt këtu një fjalë e s’u pajtuan me të, a s’kanë besim që mund të bëhet Tribunali i cili është iniciuar në këtë Parlament”, tha Isufi.

Sipas tij, është dashur së paku të dihet çka është qëllimi i opozitës.

“Ne duhet ta vazhdojmë punën si parlament me pikat e përcaktuara që i kemi në formimin e një komisioni për themelinë  një Tribunali Ndërkombëtar. Është turp nëse nuk e kryejmë këtë punë ashti si meriton populli i Kosovës”, tha Isufi.