A do të ndikohet Kryesuesi i KPK-së nga grupi i deputetëve të Ferizajt?

Kryesuesi i ri i KPK-së, Bahri Hyseni në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, tregoi se si do të jenë marrëdhëniet mes tij dhe deputetëve e ish- deputetëve të Ferizajt.

“Absolutisht, me sinqeritet po them, në momentin që kam përzgjedhë me u bë prokuror i shtetit, me respekt më të madh e ushtroj këtë detyrë. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia funksionin tim, vetëm duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Kosovës. Unë shef për derisa nuk jam emëruar kryesues i KPK edhe pse kam qenë anëtar kam kryer detyrën e prokurorit në Ferizaj me shumë nderë, kam ngritur mijëra aktakuza për vepra të ndryshme dhe kam pasur vetëm një shef në hierarki. Asnjë shef nuk e kam pos shef për mua është kushtetuta”, tha ai.

Gjithashtu Hyseni tregoi se nuk ka marrë urime nga zyrtarët të funksioneve të ndryshme që janë nga Ferizaj.

“Nuk kam marrë asnjë urim nga asnjë zyrtari që lidhet me funksione politike dhe e kuptoj dhe e respektoj atë që nuk më kanë uruar”, tha ai.

Drejtuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka qenë figura më e përfolur në rastin e përgjimeve të “Prontos”.

Këto përgjime të publikuara në media, tregojnë se si ish- shefi i Grupit Parlamentar Adem Grabovci, e thërret në telefon dhe e pyet nëse ka “kunkuruar” në një bord.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm

https://kallxo.com/bahri-hyseni-kunkurron-per-kryesues-te-kpk-se/

https://kallxo.com/kush-eshte-bahri-hyseni-kryesues-i-ri-i-kpk-se/

https://kallxo.com/ish-deputeti-i-pdk-se-merr-timonin-e-keshillit-prokurorial-te-kosoves/