Veseli takon Halil Kastratin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se është takuar me Halil Kastratin i cili njihet si humanitar.

Veseli tha se për të bashkëbiseduar me Kastratin është gjithmonë një kënaqësi e madhe për të.

“Veprimtaria e tij e vyer meriton të inkurajohet pasi ai kultivon solidaritetin si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Humanisti Halil Kastrati, drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Ai së fundi ka dhuruar disa shtëpi për familjet në nevojë.