Foto: CNN

9 vjeçarja britanike dhuron 3 euro për rindërtimin e ‘Notre Dame’

Nuk janë vetëm të pasurit dhe të fuqishmit që po japin para për rindërtimin e ‘Notre Dame’ pasi zjarri shkatërroi katedralen e Parisit, raporton CNN.

Një pjesë e vogël e gati 850 milionë eurove të dhuruara deri më tani vijnë nga një burim shumë modest.

Një vajzë 9-vjeçare britanike dërgoi 3.38 euro në ‘Fondation du Patrimoine’, një nga katër organizatat e ngarkuara nga qeveria franceze për mbledhjen e donacioneve për rindërtimin.

“Të dashur qytetarë të Francës dhe Parisit, emri im është Caitlyn, dhe unë jam 9 vjeç, jetoj në Angli”, shkroi Caitlyn Handley në letrën drejtuar Fondacionit.

“Kam dëgjuar për zjarrin e Notre Dame në radio dhe kam dashur të ndihmojë, e di që nuk është shumë, poredhe çdo shumë e vogël ndihmon.

Simon Handley, babai i Caitlyn, tha për CNN se vajza e tij ishte “shumë e mërzitur” nga pasi zbuloi se sa e vjetër ishte katedralja.

“Ajo ndjeu se mund të bënte diçka për këtë – ajo tha se nuk mund të japë qindra apo mijëra, por do të japë atë që ajo mund të jap”, tha ai.

Foto: CNN

Handley e përshkroi vajzën e tij si një “vajzë shumë të zgjuar”, e cila kujdeset shumë për “të ndihmuar njerëzit dhe kafshët”.

Laurence Levy, zëdhënëse e ‘Fondation du Patrimoine’, tha për CNN se organizata po merr mijëra euro në ditë.

“I gjithë ekipi ynë është mobilizuar dhe shumë vullnetarë kanë ardhur për të na ndihmuar, sepse ne nuk jemi mësuar të marrim një fluks të tillë të donacioneve në një kohë kaq të shkurtër kohe në punën tonë normale”, tha ajo.

“Sigurisht, pasi kriza ka mbaruar, do të marrë kohë për t’iu përgjigjur mijëra donatorëve – sot ka 219 mijë prej tyre”.

Caitlyn nuk ishte e vetmja që ka dërguar paratë e saj me postë: Një britanik dërgoi një zarf që përmbante gjashtë kartëmonedha me vlerë 50 dollarëshe në Fondacion.

Foto: CNN

Këto dy donacione britanike janë mes mijëra donacioneve që janë ardhur nga jashtë. ‘Fondation du Patrimoine’ tha në një deklaratë se kishte marrë 17,300 donacione në vlerë prej 1.6 milionë eurosh nga më shumë se 160 vende të huaja.

Levy tha për CNN se organizata ka mbledhur gjithsej 164 milionë euro që nga fillimi i fushatës së saj.