Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së. Foto: Kallxo.com

Më 9 Shkurt Shqyrtohet Ekstradimi i Haradinajt

Më 9 shkurt pritet të shqyrtohet në gjykatën franceze lënda me të cilën Serbia kërkon ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Arianit Koci, avokati i Haradinajt tregoi në një postim në Facebook se sot pranoi këtë lëndë.

“Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrojtjes .Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese, mbahet me datën 9 shkurt 2017. Asgjë nuk e ndal”, shkroi Koci.

Avokati Koci tha për KALLXO.com se lënda e pranuar prej tij dhe Haradinajt  duhet të analizohet, para se ai të mund të flasë në lidhje me të.

“Lënda ka shumë faqe duhet me u marrë me u analizu, me u përkthy “, tha Koci për KALLXO.com.

Ramush Haradinaj qe arrestuar më 4 janar në aeroportin e Basel-Mulhouse nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi të INTERPOL-it  të lëshuar nga Serbia më 2004.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Të nesërmen e arrestimit, Gjykata e Apelit e Colmarit urdhëroi mbajtjen e Haradinajt në paraburgim në pritje të pranimit të një kërkese formale për ekstradim nga Serbia.

http://kallxo.com/franca-e-mban-haradinajn-ne-paraburgim/

Haradinaj më pas u lirua, me kusht që të mos e lëshojë Francën derisa të vendoset rreth kërkesës së Serbisë për ekstradim.

http://kallxo.com/haradinaj-lirohet-kusht/

Arrestimi i ish-komandantit të UÇK-së nga autoritetet franceze ngjalli reagime e protesta në Kosovë e te shqiptarët e diasporës.

http://kallxo.com/shqiptaret-e-diaspores-bashkohen-per-haradinajn/

http://kallxo.com/ne-gjakove-kerkohet-lirimi-haradinajt-nga-burgu-francez/