Foto: Ilustrim

88 Muaj Burg për Tentativë të Shkuarjes në Siri

Dënimi u shqiptua nga Gjykata Themelore në Prishtinë pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie në mes prokurorisë dhe të akuzuarve.

Ismajl Zeneli e Nora Zuzaku u dënuan me nga 2 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Tahir Isufi me 2 vjet e 4 muaj.

Të tre qenë arrestuar nga policia më 15 nëntor të vitit të kaluar, nën dyshimin se po shkonin drejt Sirisë për të marrë pjesë në luftën e atjeshme.

Ata akuzoheshin për bashkim apo pjesëmarrje në tentativë në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrja në këto grupe sanksionohet me Ligjin për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit.