800 mijë euro për rregullimin e shtratit të Lumit “Mirusha”

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi ka nënshkruar një memorandum me kryetarin e Komunës së Gjilanit për financimin e rregullimit të shtratit Mirusha. Kjo ministri parashihet të ndaj 800 mijë euro për vazhdimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” në Gjilan.

“Ky projekt do të përfundojë brenda dy viteve dhe krahas këtij projekti do të punojmë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Gjilan, në rehabilitimin e digave, menaxhimin e duhur të mbeturinave etj”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Të pranishëm me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi ishin zv.kryeministri Behgjet Pacolli dhe deputeti i AKR-së, Islam Pacolli.