Foto-ilustrim

80 Thasë Qumësht Pluhur Konfiskohen në Gjilan

Sipas njoftimit të policisë, forcat e rendit vepruan pasi morën informacione se në rrugën Viti – Drobesh janë duke lëvizur dy automjete të cilat dyshoheshinn se ishin duke kontrabanduar mallra.

Policia tregon se me urdhër të lëshuar nga gjykata patrulla e policisë që reagoi ndaj informatës për kontrabandë, kontrolloi shtëpinë e të dyshuarit.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake patrulla e policisë e cila kishte reaguar në lidhje me rastin ka hyrë në oborrin e shtëpisë së 42 vjeçit ku gjatë kontrollimit i janë konfiskuar 80 thasë qumësht pluhur, 6 thasë material tekstili, 25 thasë fara luledielli dhe fara kungulli, 30 thasë me qese plastike (bërlloku )”, thuhet në komunikatën e policisë.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është  sjellë në stacionin policor në Viti,  ndërsa  dy automjetet me mallra të kontrabanduara me një vlerë të konsiderueshme  janë konfiskuar, tregon policia .

Të shtunën policia në Stanqiq të Gjilanit kapi 72 mijë copë vezë dhe arrestoi 3 persona nën dyshimin e kontrabandës me to.

http://kallxo.com/arrestim-per-kontrabandim-te-72-mije-vezeve/

Një javë më parë, KALLXO.com shkroi për një aksion të doganës kundër kontrabandës në Mitrovicës Veriore, i cili u mbështet nga policia dhe Admnistrata Tatimore e Kosovës.

http://kallxo.com/aksion-doganes-ne-mitrovicen-veriore/

Në janar të këtij viti policia ndoqi deri në Leposaviq një të dyshuar për kontrabandë që me mjetin e tij nuk u ndal në disa pika kontrolli.

http://kallxo.com/polici-qellon-me-arme-drejt-kontrabandistit-te-dyshuar/