
'8 Marsi' i Kadri Veselit me ish-ushtaret e UÇK-së
08.3.2019 - 14:31
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në zyrën e tij, ish ushtaret e UÇK-së me rastin e 8 marsit.
Veseli ka thënë se asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa përkushtimin dhe sakrificat e grave.
“Sot kisha nderin e veçantë t’i takoj bashkëluftëtaret e mia, ish ushtaret e UÇK-së, si dhe policet e Kosovës, për t’i uruar për 8 marsin. Asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa përkushtimin dhe sakrificat e grave të saj. Dhe, sot ato janë krenaria jonë kudo në botë ku flitet e dëgjohet emri i atdheut tonë”, ka shkruar kryeparlamentari në rrjetin social ‘Facebook’.