78 milionë euro investime në ndërrimin e filterave të Kosovës B

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot ka vizituar Termocentralin Kosova B për të prezantuar fillimin e investimeve mjedisore në këtë termocentral.

Ai tha se në vjeshtën e këtij viti do të fillojë investimi për ndërrimin e filterave të Termocentralit Kosova B, projekt i cili po mbështetet financiarisht nga fondet e IPA-s në vlerë prej 78 milionë eurosh.

“Angazhimet tona janë të përbashkëta që të sigurojmë pavarësi energjetike, falënderoj punëtorët e KEKut që punojnë pandërprerë që ne të kemi rrymë, në të kaluarën jemi përballur me reduktime ndërsa sot u tha që ka kohë të gjatë që nuk ka ra asnjë bllok, ne do të përkujdesemi që të kemi një mjedis dhe ambient të pastër me ndërrimit të filterave, e falënderoj KEK- un që kanë mundësuar që ky 78 milionë euro do të fillojë  ndërrimi i filterave, janë hapur tenderët dhe po presim të nënshkruajmë kontratat dhe presim që të fillojë në vjeshtën e këtij viti, ne do të mundohemi që të kemi një mjedis më të pastër për qytetarët e Kosovës sonë”, tha Matoshi.

Kurse drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi tha se KEK-u tha se projektin e Bashkimit evropian, KEK-u do ta mbështesë me 20 milionë euro.

“ Me ministrin Matoshi biseduam për ndërrimi i elektrofitrave dhe inoksit, të financuar nga BE në vlerë prej 78 milionë euro dhe nga KEK-u ky projekt do të mbështet me 20 milionë euro”, tha Thaçi.