Foto: Uran Ismaili/Facebook

750 shtretër të rinj për QKUK-në

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se klinikat e QKUK-së janë pajisur me 750 shtretër modernë me dyshekë.

“I erdhi fundi kohës kur qytetarët tanë janë shtrirë në shtretër të vitit 1980, të mbajtur nga blloqe e dërrasa dhe me dyshekë të stërvjetër”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ai ka njoftuar se sot janë dorëzuar vetëm kontingjenti i parë prej 300 shtretërve.

“Për t’u siguruar qëndrim të dinjitetshëm qytetarëve tanë nëpër klinikat e QKUK-së… Nuk do të ndalemi deri në transformimin e plotë të shëndetësisë”, ka thënë Ismaili.