Ushtarë egjiptianë afër një veture të djegur gjatë një sulmi në jug të Gadishullit Sinai - Foto: REL/EPA

75 persona dënohen me vdekje në Egjipt

Protestat e vitit 2013 në Egjipt u mbajtën në njëvjetorin e inaugurimit të presidentit Mohamed Morsi.

Qëllimi i protestave që zgjatën 3 ditë ishte rrëzimi i presidentit Morsi, si dhe suspendimi i kushtetutës e zgjedhje të parakohshme.

Protesta në media lokale por edhe ndërkombëtare u cilësua si “Revolucioni i 30 Qershorit”, duke qenë një nga protestat më të mëdha në histori, me 14 milionë njerëz që ishin pjesë e saj.

Pas rrëzimit të presidentit, në muajin gusht përkrahësit e tij dolën në protesta paqësore, duke zënë dy lokacione për të bërë një protestë të palevizshme, mirëpo forcat ushtarake kishin bastisur këto lokacione për të shpërndarë të mbledhurit, duke rezultuar në vdekjen e gati 1 mijë protestuesve e lëndimin e 4 mijë të tjerëve.

Të dënuarit në vendimin e Egjiptit përfshijnë edhe liderin shpirtëror të vëllazërisë myslimane Mohamed Badie, liderët tjerë Essam al-Erian e Mohamed Beltagi, si dhe predikuesin e njohur të fesë islame, Safwat Higazi./21Media