73 vjeçari arrestohet pasi ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura

Një 73 vjeçar është ndaluar nga Policia e Shtetit në Tiranë, nën dyshimet për ngacmim seksual.

Siç ka njoftuar Policia, i njëjti dyshohet se ka kryer vepra të turpshme para dy fëmijëve (vajza) të mitura.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L. S. me banim në Vlorë, për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”

Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se shtetasi L.S, është autor i dyshuar i këtyre veprave penale, ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku ky shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.

Materialet procedurale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.