Foto: CNN

72 persona të lënduar në protestën në Hong Kong kundër ekstradimit

Të paktën 72 persona janë plagosur në protestën që po mbahet në Hong Kong kundër projektligjit për ekstradimin e të arratisurve në Kinë, raporton CNN.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe plumba gome tek protestuesit në Hong Kong të mërkurën, disa orë pasi dhjetëra mijëra njerëz kryesisht të rinj rrethuan selinë e Këshillit legjislativ të qytetit dhe shtynë debatin mbi një projekt-ligj të diskutueshëm që do të lejonte që të arratisurit të ekstradoheshin në Kinë.

Personat e lënduar janë trajtuar në spitale për plagë të pësuara në protestat e Hong Kongut.

Mosha e të lënduarve varion nga 15 deri në 66 vjeç.

Këshilli legjislativ i qytetit kishte për detyrë të mbajë leximin e dytë të projekt-ligjit të diskutueshëm të mërkurën në mëngjes, por e shtynë.