Drini | Foto: Wikipedia

71-vjeçari Gjendet i Mbytur në Lumin Drin

Një 71-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Drin.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit që kanë lajmëruar policinë.

“Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç. 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës.