701 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore në QKUK brenda një jave

Emergjenca Pediatrike në QKUK ka njoftuar përmes një komunikate se vetëm brenda një jave kanë kërkuar ndihmë mjekësore 701 fëmijë si pasojë e shqetësimeve të ndryshme shëndetësore.

Sipas raportit javor të Klinikës së Pediatrisë, për një javë në ambulancat specialistike ka pasur 424 vizita mjekësore të fëmijëve

Po ashtu, Klinika e Pediatrisë ka qenë e mbingarkuar me rastet e pranimeve për hospitalizim të mëtejmë, ku vetëm për 1 javë ka pasur 127 pranime në këtë klinikë.