Gjykimi për grabitje | Foto: Gjykata në Ferizaj

7 Vjet Burg Grabitësit që Vodhi Para dhe Stoli Ari

Gjykata në Ferizaj, sipas një komunikate të lëshuar prej saj, ka dënuar me shtatë vjet burg për grabitje personin me inicialet Xh. S.

Përveç dënimit me burgim, gjykata i ka shqiptuar personit me inicialet Xh. S. Edhe gjobën prej 2500 eurove.

Xh. S. akuzohej se bashkë me vëllain e tij dhe një person tjetër të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e një pronari të një kompanie për këmbim të valutave.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë në Ferizaj, i akuzuari bashkë me dy të tjerët e kishin tërhequr zvarrë djalin e pronarit të shtëpisë dhe kompanisë, duke ia kërkuar paratë e babait.

I akuzuari dhe dy të tjerët kishin demoluar orendi të shtëpisë, ndërsa më pas kishin gjetur 2300 euro dhe stoli ari në vlerën 1400 euro.

Pasi i kishin marrë paratë dhe arin, tre grabitësit e kishin lidhur për karrigeje djalin e pronarit të kompanisë për këmbimin e bvalutave, duke u larguar nga shtëpia.

Gjykata në komunikatën ku njofton për dënimin, tregon që palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit.