7 Autobusë Nisen nga Deçani

Gazetari i KALLXO.com raporton se nga Deçani u nisën shtatë autobusë.

Opozita do të zhvillojë sot një protestë në Prishtinë ku do të kërkojë dorëheqjen e qeverisë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 23 dhjetor që parimet e marrëveshjes për asociacionin i cilësoi jo krejtësisht në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Por kushtetuesja nuk e anuloi marrëveshjen.

12506868_10207272824113256_1016480036_n 12498608_10207272823993253_1274216387_n 12483670_10207272823153232_1049796259_n

Që nga 28 nëntori i vitit të kaluar opozita ka zhvilluar disa manifestime nëpër Kosovë në kërkim të tërheqjes së nënshkrimit të qeverisë nga marrëveshjet për asociacionin dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të nënshkruara në Bruksel e Vjenë më 25 e 26 gusht 2015.

Dje opozita në Deçan i tha KALLXO.com-it se nga ky qytet do të niset me 10 autobusë, 15 furgonë e 300 vetura, për të çuar 3 mijë protestues në Prishtinë.

http://kallxo.com/opozita-pret-3-mije-decanas-ne-proteste/

Përveç 7 autobusëve, për protestë u nisën edhe 3 furgonë, të cilët u mbushëm me pjesëtare të gjinisë së bukur.

12527633_10207272841633694_1548511150_n 12483753_10207272841073680_824400356_n 12483753_10207272841073680_824400356_n