Foto: RTV 21

60-vjeçari vdes pas rrokullisjes me traktor

Policia Rajonale e Prizrenit njoftoi se të premten rreth orës 20:00 nga Urgjenca e Mjekësisë Familjare në Suharekë është pranuar një informatë që bënte me dije se një qytetar është rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lumë te vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajramit” në fshatin Vraniq.

“Viktima R. K. 60 vjeçar thuhet të këtë vdekur në rrugë për në urgjencë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi./21Media