Foto: The Guardian

6 turistë kanë vdekur nga stuhia e fortë në veri të Greqisë - VIDEO

Gjashtë turistë kanë vdekur dhe qindra njërëz janë lënduar nga një stuhi e fortë në veri të Greqisë, kanë thënë autoritetet, raporton The Guardian.

Erëra të forta dhe breshëri kanë goditur regjionin e Halkidikit aftër qytetit të Selanikut në mbrëmjen e të mërkures. Pamjet televizive shfaqën vetura të përmbysura, pemë të rrëzuara, çati të shkatërruara dhe rrëshqitje të baltës.

Stuhia zgjati rreth 20 minuta, duke u bazuar në intervistave të dëshmitarëve nga transmetuesi shtetëror ERT.

Charalambos Steriadis, kreu i mbrojtjes civile në Greqinë e Veriut tha: “Ishte një fenomen i pazakontë. Gjashtë turistë kanë vdekur dhe të paktën 30 njerëz janë lënduar gjatë këtij cikloni”.

Zyrtarët e kanë deklaruar si gjendje emergjente. Stuhia ka përmbysur dhe dëmtuar një furgon me një familje çeke dhe ka mbytur një çift të moshuar dhe lënduar djalin dhe nipin e tyre.

Policia tha se diku tjetër në regjion, një burrë rus dhe djali i tij u mbytën nga rënia e një peme dhe një grua nga Rumania dhe fëmija i saj vdiqën kur një çati e një restoranti ra kur qinda njerëz ishin duke ngrënë.

Michalis Chrisochodis, ministri i Mbrotjes duke vëzhguar operacionet në atë zonë tha: “Dua të shpreh pikëllim në emër të të gjithëve… ne mbajmë zi për humbjen e këtyre shpirtrave. Ne jemi në solidaritet me të afërmit e tyre, me njërëzit që humben familjet e tyre”.

Sipas Policisë së portit, një peshkatar i rreth 60-tave gjithashtu mungon. Moti bëri që të shkëputej enregjia në këtë zonë, me ekipën e ushtrisë dukë punuar për të rivendosur shërbimet.

Të paktën 140 shpëtimtarë ishin të përfshirë në operacion, tha shefi i Emergjencës, Vassilis Varthakoyannis.

Kryministri Grek, Kyriakos Mitsotakis, që u zgjodh pas zgjedhjeve të përgjithshme, i anuloi të gjitha takimet për të adresuar katastrofën.

Temperaturat në Greqi kanë ngritur në 37 gradë celcius gjatë dy ditëve të fundit.


Përgatiti: Diellza Salihu