Mirënjohja e AAK-së | Foto: KALLXO.com

6 Gabime në Falënderimin e AAK-së për KALLXO.com

Edhe pse e shkruar me qëllim të mirë në fundvit si falënderim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mirënjohja që i erdhi KALLXO.com për punën e sivjetme nga ky subjekt politik ka gjashtë gabime drejtshkrimore.

Mirënjohja e përgatitur në material të fortë për t’u ruajtur si suvenir, nis me fjalën falenderim që është e shkruar keq, pasi sipas rregullave të gjuhës duhet të jetë falënderim.

Pastaj AAK-ja në mirënjohje nuk ka përdorur apostrofin në dy raste, fjalën shërbim e ka shkruar sherbim , ndërsa edhe muajin dhjetor e ka shkruar me shkronjë të parë të madhe, edhe pse në gjuhën shqipe muajt shkruhen me shkronjë të vogël.

Mirënjohja e AAK-së | Foto: KALLXO.com
Mirënjohja e AAK-së | Foto: KALLXO.com

KALLXO.com edhe më herët ka gjetur gabime në dokumente të lëshuara por edhe faqe zyrtare të internetit të institucioneve të ndryshme.

Në qershor të këtij viti KALLXO.com vërejti se faqja zyrtare e Komunës së Lipjanit ka shumë gabime drejtshkrimore.

http://kallxo.com/faqja-e-komunes-se-lipjanit-plot-gabime-drejtshkrimore/

Në shkurt të vitit të kaluar Universiteti i Prishtinës harroi shkronjën t në emrin e Hasan Prishtinës kur i dha një studenteje titullin e dalluar.

http://kallxo.com/up-ja-harron-nje-t-te-emri-i-hasan-prishtines-ne-mirenjohjen-student-i-dalluar/

Edhe Grupi i Pavarur Studentor në një dokument të tijin gaboi plot 40 herë në tri faqe të shkruara.

http://kallxo.com/mbi-40-gabime-drejtshkrimore-ne-listen-e-kerkesave-te-studenteve-dokument/

Në vitin 2014 KALLXO.com kishte vërejtur se fshati Kçiq në Mitrovicë kishte gabime gjuhësore edhe në variantin e shkruar të shqipes, por edhe në serbisht. Më pas gabimet në tabelën rrugore të këtij fshati ishin përmirësuar.

http://kallxo.com/efekti-kallxo-com-kciqi-tash-pa-gabime-drejtshkrimore/