Spitali në Mitrovicë | Foto: KALLXO.com

6 Boca me Oksigjen Drejt Spitalit të Mitrovicës

Spitali Rajonal i Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” është pa material që mundëson oksigjenin për pacientët që kanë nevojë për të.

Këtë mungesë oksigjeni e konfirmoi për KALLXO.com, ushtruesi i detyrës së drejtorit të spitalit, Hamëz Berisha.

Berisha bëri të ditur se gjashtë boca me oksigjen janë në rrugë drejt spitalit të Mitrovicës

“Ashtu qysh edhe ju e dini, ne furnizohemi nga një kompani me oksigjen të cilën e kontrakton Ministria e Shëndetësisë dhe ajo sapo më njoftoi që është rrugës duke i sjellë gjashtë boca si nevojë urgjente që i kemi kërkuar ne”, deklaroi Berisha për KALLXO.com.

Berisha deklaroi se pacientët kanë të drejtë të ankohen për mungesë oksigjeni, por tha se mungesa të tilla ka edhe në spitalet tjera të Kosovës.

Në prill KALLXO.com kishte shkruar se Spitali Rajonal i Mitrovicës ka mungesë stafi.