Selia e OShP-së. Foto: Kallxo.com

592 Ankesa në OShP në 2015-ën

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) publikoi raportin e punës për vitin 2015 në bazë të së cilit raport thuhet se në vitin 2015 ky institucion ka pranuar 592 ankesa , duke shënuar rritje krahasim me vitin 2014 që ishin pranuar 537 ankesa. Për shqyrtimin e ankesave raporti thotë se rreth 95 për qind janë mbajtur seanca dëgjimore.

Në numrin prej 592 ankesave OShP-ja në 166 raste ka aprovuar vendimet e autoritete kontraktuese, 196 ja kthyer në rivlerësim,  129 ritenderim, 10 ankesa janë hedhur poshtë për shkak të moskompletimit të tyre brenda afatit ligjor,  53 ankesa janë tërhequr nga operatorët ekonomikë, 6 ankesa të pranuara në OShP nuk kanë qenë kompetencë lëndore e OSHP-së prandaj janë refuzuar dhe 4 ankesa janë konsideruar si çështje të gjykuara  (res judicata). Dhe gjatë vitit 2015 sipas raporti OShP-ja ka lëshuar 3 urdhëresa.

OShP-ja thotë se 25 ankesa kanë mbetur të pashqyrtuara nga data 15 janar kur ky institucion mbeti pa bord.

Nenet ku flitet për ekonomicitetin dhe efekasitetit, barazia në trajtim dhe jo diskriminimi, mjetet për promovimin e transparencë, dosja e tenderit, specifikimet teknike, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve, kriteret për dhënie të kontratës, kanë qenë nenet që më së shpeshti janë evidentuar shkelje gjatë shqyrtimit të ankesave.

Për vitin 2015, raporti i OShP-së thotë se ka ekzekutuar gjobën shqiptuar ndaj autoritetit kontraktues Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), në vlerë për 30 mijë eurove. OshP-ja ka shqiptuar edhe masën e anulimit të certifikatës së profesionalizmit për prokurim për tre zyrtarë të prokurimit, në autoritetet kontraktuese Posta dhe Telekomi i Kosovës, Korporata  Energjetike e Kosovës dhe Ministria e Financave, përderisa për KEK-un dhe PTK-në iu është shqiptuar gjoba në vlerë prej 30 mijë eurove.

Shuma tjera të gjobave të shqiptuara gjatë viteve 2009-2013 në vlerë prej 136 mijë eurove nuk janë arkëtuar as gjatë viti 2015. Sipas raportit në disa raste Thesari në Ministrinë e Financave nuk i ekzekuton vendimet e OSHP-së në lidhje me gjobat, me arsyetimin se ky institucion i ekzekuton vetëm vendimet e gjykatave kompetente edhe jo ato të organeve administrative. [interaction id=”5703750f5ac3fae67aea6fd1″]