59 vende të lira pune në Doganë, u anuluan konkurse për avancim të brendshëm

Pozitat e aprovuara me Ligjin për Buxhetit e Republikës së Kosovës, Dogana nuk arriti t’i plotësoj të gjitha.

Edhe 59 pozita mbetën të lira të cilat nuk u plotësuan për shkak të anulimit të konkurseve për avancim të brendshëm.

Auditori gjeti se në Doganën e Kosovës kanë mbetur edhe 59 vende të lira të punë.

“Sipas UA nr. 39/2017 për Strukturën Organizative të Doganës së Kosovës dhe Ligjit të Buxhetit për vitin 2018, DK ka të aprovuara 642 pozita. Aktualisht DK ka të plotësuara 583 pozita, ndërsa 59 pozita të tjera kanë mbetur të lira, 18 prej tyre pozita menaxheriale. Kjo situatë ishte për shkak të anulimit të disa konkurseve dhe zhvillimit të proceseve rekrutuese fillimisht përmes avancimeve të brendshme, nga lartë poshtë”, thuhet në të gjeturën e raporti.

Sipas Auditorit, mos plotësimi apo vonesat në mbulimin e pozitave të caktuara me kandidatë përkatës, mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e aktiviteteve operacionale dhe arritjen e objektivave të përcaktuara të Doganës.

Raporti i rekomandon Drejtorit të Doganës se duhet të siguroj një proces për plotësimin e

“Drejtori i Përgjithshëm duhet të siguroj një proces më dinamik në plotësimin e pozitave menaxhuese me rekrutime të rregullta, në mënyrë që menaxhimi të jetë më efikas dhe struktura organizative të kompletohet”, rekomandon Auditori.

Drejtori i këtij institucioni, Bahri Berisha përmes letrës konfirmuese drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit, konfirmon se e ka pranuar draft raportin për auditimitn e Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2018-të, për Doganën e Kosovës, duke mos  shtuar ndonjë koment.

“Pajtohem me të gjeturën dhe rekomandimin dhe nuk kam ndonjë koment për përmbajtjen e raportit”, konfirmon kreu i Doganës.