566 Milionë Euro nga Mërgimtarët në 2015-ën
Edhe pse në pjesën më të madhe të vitit janë të shpërndarë në vende tjera, ata vazhdojnë të japin kontributin e tyre.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) deri në shtator të vitit 2015 diaspora jonë ka dërguar 566 milionë euro në vend.
Dërgesat me vlerë më të lartë ishin në muajin korrik dhe gusht me 75.7 dhe 97.6 milionë euro.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të viti të kaluar kemi rritje të remitancave për 60.4 milionë euro. Deri në shtatorin e vitin 2014 dërgesat e emigrantëve kishin vlerën 505.6 milionë euro.
Banka Botërore (BB) në publikimin e raportit të ri ekonomik për Evropën Juglindore në shtator të këtij viti, thotë se rregullimi i statusit të emigrantëve do të ndikojë në rritjen e remitancave dhe këto remitanca janë faktor potencial në rritjen ekonomike.