FOTO: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

56 të rinj me sindromën Down përfitojnë trajnim për aftësim profesional

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqata “Down Syndrome Kosova” nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të aftësimit profesional të të rinjve me sindromën Down, në kuadër të implementimit të projektit “Promovimi i Aftësive për Punësim të Personave me Sindromë Down në Kosovë”.

Ministri i Punës Skender Reçica, tha se MPMS në vazhdimësi është e përkushtuar në ofrimin e mundësive për punësim dhe aftësim profesional për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara.

Ndërkaq, drejtoresha e Shoqatës “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri shprehi falënderimet për mbështetjen që MPMS po i jep të rinjve të shoqatës në mënyrë që të kenë qasje në aftësim profesional, duke shtuar se aftësimi profesional i të rinjve me sidromën down është shumë i rëndësishëm.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në mes të MPMS-së dhe “Down Syndrome Kosova”,  56 të rinj me sindromën down do të kenë mundësinë të ndjekin trajnim 3 mujor në fushën e aftësimit profesional, në Qendrat e Aftësimit Profesional në Ferizaj, Gjilan, Gjakovë dhe Pejë.