55 aktakuza të ngritura nga Prokuroria Themelore në Ferizaj që nga fillimi i janarit

55 aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj që nga fillimi i muajit janar.

Prokuroria ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve ka ngritur gjithsejtë  55 aktakuza, ka paraqitur nëntë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë 47 aktvendime për fillim të hetimeve.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë pesë aktakuza, është bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit dhe janë marrë 14 aktvendime për fillim të hetimeve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj prokurorie, janë ngritur gjithsejtë 50 aktakuza, janë gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe janë marrë 26 aktvendime për fillim të hetimeve.

“Departamentin për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, janë  marrë shtatë aktvendime për fillim të procedurës përgatitore dhe janë bërë nëntë kërkesa për shqiptim të masave edukative”, njofton prokuroria.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.