50% të votave të numëruara, prin Pendarovski

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, prin në bazë të rezultateve preliminare në Maqedoninë e Veriut.

Nga gjithsej 50.8 për qind të votave të numëruara deri më tash, kandidatja e VMRO-DPMN-së Gordana Siljanoska ka marrë 133.878 vota ose 41.05 për qind, derisa Stevo Pendarovski nga LSDM ka marrë 181.028 vota ose 55.51 për qind.

Siljanovska është në epërsi në pjesët qendrore të vendit, teksa pjesa perëndimore dhe lindore me shumicë i ka takuar Pendarovskit./21Media