Foto-ilustrim

5 të Lënduar në Aksidentin në Magjistralen Prishtinë - Podujevë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

“Pesë persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 17:25 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Vranidoll”, tha për KALLXO.com komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas komandantit, të lënduarit në këtë aksident janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ende nuk i di shkaqet që çuan te ky aksident.