Foto: Valdrin Lluka/Facebook

5 milionë euro ndihmë për Trepçën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha sot se kjo ministri ka ndihmuar ndërmarrjen “Trepça” me rreth 5 milionë euro.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Sot nënshkruam marrëveshjen e parë për ndihmë financiare për Trepça si shoqëri aksionare. Shuma e ndihmës është afër 5 milionë euro dhe ka për qëllim ti jep një shtytje Trepçës si tërësi”, ka shkruar Lluka.