4 të lënduar në aksidentin në Prishtinë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Rastin për KALLXO.com e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Në aksident kanë qenë dy automjete të përfshira, ku janë lënduar 4 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha zëdhënësja.