Aksident komunikacioni - Foto: Ilustrim

4 të Lënduar në Aksidentin e Komunikacionit

Tre meshkuj dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur dje rreth mesditës në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Sipas raportit të Policisë, dy vetura me targa vendore janë ndeshur në këtë aksident.

Të lënduarit, dy prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.