Foto: Ilustrim

4 të Arrestuar për Armëmbajtje pa Leje

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar së gjatë tre ditëve të fundit ka arrestuar 4 persona për armëmbajtje pa leje.

Arrestimet janë bërë pas bastisjeve në 4 lokacione të ndryshme në komunën e Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i personave të dyshuar është bërë në fshatrat Vitomiricë, Zagerm, Ramun dhe Bllagajë, ku janë konfiskuar 5 armë dhe arrestuar 4 persona të dyshuar.

Në njoftimin e Policisë së Pejës janë bërë të ditur llojet dhe tipat e armëve të konfiskuara te të dyshuarit: Dy armë të tipit “AK 47” dhe dy karikatorë të armëve përkatëse, 3 pistoleta dhe tre karikatorë, 50 fishekë të kalibrit 7x62x39, dhe 8 fishekë të kalibrit 7×65.

Armët pa leje në duart e qytetarëve mbesin shqetësim për Policinë e Kosovës.

Policia njofton po ashtu se do marrë masa konkrete për konfiskimin e armëve ilegale që paraqesin shqetësim për jetën e qytetarëve.