4 Muaj Burg me Kusht për Asamblistin

Asamblistin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë e shpalli sot fajtor Gjykata Themelore në Prishtinë.

Përquku akuzohej nga prokuroria  se kishte kryer veprën penale  mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale, ose detyrimeve financiare.

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë Agron Përquku  në seancën paraprake kishte thëne  se ndihet fajtor moralisht, por jo juridikisht, ndërsa  mosdeklarimin e pasurisë nuk e kishte bërë me dashje.

Sipas tij e-maili i zyrtarit komunal i cili është i autorizuar që të bëjë njoftimet që vijnë nga Agjencia Kundër Korrupsion nuk  ka ardhur në inbox  ku zakonisht vijnë mesazhet, por në junk e aty ai nuk kishte kontrolluar.

Sipas prokurorisë, Përquku nuk e kishte deklaruar pasurinë duke mos plotësuar formularin e lëshuar nga Agjencia Kundër Korrupsion brenda afatit ligjor që ishte i paraparë nga data 01.03.2015 deri më 31.03.2015.

KALLXO.com ka raportuar për këtë rast edhe më parë.

http://kallxo.com/asamblisti-moralisht-fajtor-per-mosdeklarim-pasurie/

Për mosdeklarim pasurie qenë akuzuar edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Më 1 tetor 2015 ish-deputeti Berat Buzhala u dënua me 1 mijë e 400 euro gjobë për mosdeklarim pasurie në vitin 2013.

http://kallxo.com/berat-buzhala-denohet-me-1-mije-e-400-euro-per-mosdeklarim-pasurie/

Në janar të vitit të kaluar i pafajshëm për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë u shpall deputeti Nait Hasani.

http://kallxo.com/nait-hasani-shpallet-i-pafajshem/

E pafajshme për akuzën e njëjtë me Hasanin u shpall në prill edhe deputetja Duda Balje.

http://kallxo.com/duda-balje-shpallet-e-pafajshme/ [interaction id=”56c5f775b6c51fb652ec3944″]