Ilustrim: Poqi elektrik

32 Persona në Polici për Vjedhje të Rrymës

Tridhjetë e dy konsumatorë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë proceduar pasi kanë abuzuar me energjinë elektrike.

Task Forca ka kryer kontrolle në qarkun e Fierit, në Ballsh, Fier, Roskovec, Patos etj.

Këta persona janë shoqëruar në polici, pas procesverbalit të hartuar nga Task Forcë e OSHEE dhe përfaqësues të policisë gjyqësore, mbi shkeljen e bërë.

Vjedhjet e konstatuara janë kryesisht përmes cenimit të matësit, ndërhyrjes në matës për të manipuluar të dhënat, lidhjes së paligjshme, furnizimit pa pasur kontratë me OSHEE, etj.

OSHEE ofron skema lehtësuese të pagesës me këste, 1200 lekë në muaj për familjet në nevojë dhe pensionistë dhe 2800 lekë për të tjerët.