Enver Hoxhaj

30 Tema në Mbledhjen me Qeverinë e Maqedonisë

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i ngarkuar për të përgatitur mbledhjen mes qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës tha sot pritet në të të shqyrtohen 30 tema.

“Jemi duke punuar intensivisht për takimin e dy qeverive. Ne kemi menduar qe janë rreth 30 tema qe duhet t’i trajtojmë, ka edhe tema bilaterale, që nga politika e jashtme e deri te ekonomia, tregtia etj”, tha Hoxhaj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri më tutje deklaroi se mbledhja mes dy qeverive do të mbahet në prill, ndërsa tha se vendi ku do të zhvillohet kjo mbledhje është çështje e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vetë Kryeministri tha se marrëdhëniet me Maqedoninë duhet të thellohen.

“Maqedonia është një partner serioz për Kosovën, marrëdhëniet do të thellohen”, tha Haradinaj.

Më herët ishte thënë se mbledhja mes dy qeverive do të zhvillohet në mars.

https://kallxo.com/ne-mars-mbledhja-e-perbashket-mes-qeverive-te-kosoves-dhe-maqedonise/