Ilustrim

30 Për Qind e Buxhetit Mbushet nga Nafta

Arka e shtetit, sipas zyrtarëve të Doganës së Kosovës më së shumti mbushet nga derivatet.

Ato kontribuojnë në buxhet me 30 për qind apo rreth 300 milionë euro në vit.

Gjatë prezantimit të raportit tremujor të Doganës para Komisionit për Buxhet dhe Financa kreu i këtij institucioni Bahri Berisha njoftoi se derivatet janë kontribuues strategjik në buxhetin e vendit.

“Derivatet janë  një kategori kryesore atë që e shohim ne primare dhe strategjike që e mbush buxhetin e Kosovës në baza vjetore është dikund rreth 30 për qind, ose shifra nominale mbi 300 milionë euro. Kjo është treguesi kryesor që edhe këtë vit ka rritje shumë të kësaj kategorie në një mënyrë përkthehet në import më të madh dhe në të hyra më shumë në buxhetin e Kosovës”, tha Berisha.

Gazeta Jeta në Kosovë shkroi dy vjet më parë për tolerimin e bizneseve të derivateve që operonin të pafiskalizuara.

Përballja e Shtetit me Biznesin e Toleruar të Naftës

Edhe Besa Gaxherri deputetja në Kuvendin e Kosovës u ankua në prill të këtij viti se nuk i japin kuponë fiskalë kur blen derivate të naftës për makinën e saj.

http://kallxo.com/deputeteve-nuk-u-japin-kupone-fiskale/

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”  ka transmetuar hulumtimin disamujor të kontrabandës në pjesën veriore të vendit, ku çmimet e naftës dhe benzinës janë dukshëm më të ulëta nga pjesa tjetër e vendit.

Ato sillen prej 0.68 centë deri 0.79 centë.

http://kallxo.com/veriu-parajsa-kosovare-e-naftes-se-kontrabanduar/

Gazeta Jeta në Kosovë dhe KALLXO.com ka shkruar edhe për humbjet nga maunet e padoganuara, manipulimet me tenderë për furnizime me derivate e deri te cilësia e dobët e tyre.

http://kallxo.com/humbjet-e-kosoves-nga-maunat-e-padoganuara/

Komuna e Skenderajt i Jep Tender Asamblistit të PDK-së

Cilësia e Keqe e Derivateve Shkatërron Makinat e Kosovës