Pamje nga mbledhja e sotme e Qeverisë - Foto: Zyra e Kryeministrit

30 Mijë Euro për Aeroportin e Gjakovës

Në mbledhje 30 mijë eurot për Aeroportin e Gjakovës qeveria i ndau si ndihmë urgjente.

Propozimin për ndarjen e këtyre mjeteve e bëri zëvendësministri i Financave Agim Gashi.

Gashi tha se aeroporti kishte kërkuar 80 mijë euro, por qeveria i ndau vetëm 30 mijë.

Aeroporti i Gjakovës u shndërrua në ndërmarrje publike para dy vjetësh, ndërsa edhe pas dy vjetësh nuk është funksionalizuar.

Vitin e kaluar Gazeta Jeta në Kosovë shkroi se përkundër mosfunksionalizimit të Aeroportit të Gjakovës, bordi i kësaj ndërmarrjeje kontrollohet nga partitë në pushtet.

Aeroporti i Gjakovës nën Kontroll të PDK-së

Qeveria në mbledhjen e sotme, përveç parave të dhëna për Aeroportin e Gjakovës shpronësoi edhe toka në segmentin Milloshevë-Vushtrri të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

Ekzekutivi miratoi edhe nismën për bashkëpunim me Dukatin e Luskemburgut nga e cila zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se Kosova do të përfitojë miliona.