Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

30 Mijë Euro Gjobë për 6 Biznese të Lojërave të Fatit

Në komunën e Prizrenit, Administrata Tatimore e Kosovës mbylli 6 lokale dhe lëshoi gjoba në vlerë prej 30 mijë euro.

Në njoftimin e ATK-së thuhet ky institucioni në këtë komunë gjobiti me 30 mijë euro 6 lokale të lojërave të fatit.

“Drejtoria e Lojërave të Fatit kanë mbyllur 6 lokale, ku njërin nga ta do të iniciohet kallëzim penal. Po ashtu, nga aktiviteti në fjalë janë lëshuar gjoba në vlerë prej 30,000 euro” thuhet në njoftimin e ATK-së

Sipas ATK-së, një qytetar kishte raportuar se pas vizitave që i janë bërë subjekteve të lojërave të fatit, nga ana e inspektorëve të ATK-së, pronarët e këtyre subjekteve të nesërmen kanë rihapur lokalet e tyre, pavarësisht mbylljes së këtyre lokaleve nga ana e inspektorëve.

Si rezultat i këtij raportimi, ATK thotë se menjëherë ka ndërmarr aktivitete në teren, me ç’rast janë konstatuar shpërfillje e masave ligjore paraprake.

ATK përmes njoftimit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe njëkohësisht siguron se informacionet e tyre do të mbeten konfidenciale.