FOTO ILUSTRIM

3 vjet burg të akuzuarit për mundësim prostitucioni viktimës 16 vjeçare

Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit N. M. në kohëzgjatje prej 3 burg si dhe dënim me gjobë prej 500 euro për shkak të veprës penale mundësim ose detyrim në prostitucion dhe keqpërdorim seksual i personave nën 16 vjeç.

“I akuzuari gjatë muajit maj 2018 në kohë të pacaktuar në Restorantin “Hareja” në Kamenicë, në mënyrë të vazhdueshme ka organizuar, rekrutuar dhe ndihmuar për qëllime të prostitucionit të dëmtuarën F. M. në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë klientëve, në këmbim të hollave, gjithashtu i akuzuari në fjalë ka qenë në dijeni që e dëmtuara është e moshës nën 16 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Me këto veprime i akuzuari ngarkohet për dy vepra penale; mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga dhe veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën 16 vjeç nga neni.

Pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, gjykata për këto dy vepra penale ka shqiptuar një dënim unik për të akuzuarin prej 3 vite e 1 muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 Euro.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.