(AP Photo/Adel Hana)

37 ​​palestinezë vdesin në protesta pasi SHBA-ja përgatitet ta hapë ambasadën në Jerusalem

Zyrtarët palestinezë thonë se së paku37  vetë kanë vdekur në raundin e fundit të protestave, raporton New York Times.

Të paktën 1 mijë demonstrues palestinezë u plagosën përgjatë rrethimit kufitar me Gazën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, pasi protestat masive që filluan më 30 mars dhe që tashmë kishin lënë dhjetra të vdekur, shpërthyen përsëri.

Zhvendosja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem nga Tel Avivi u vendos për të hënën, në kohën e 70 vjetorit të formimit të Izraelit – një lëvizje që shumë izraelitë kanë festuar, por që i ka zemëruar palestinezët.

Një përpjekje masive nga ana e palestinezëve për të kaluar gardhin kufitar që e ndante Izraelin nga Gaza shpejt u kthye në dhunë, pasi ushtarët izraelitë i’u përgjigjën me zjarr pushkë.

Dhjetëra mijëra palestinezë morën pjesë në protestat në Gaza, të cilat u përhapën të hënën në Bregun Perëndimor, në kundërshtim me lëvizjen e ambasadës.

Deri në orën 3:00, 28 palestinezë, përfshirë disa adoleshentë, kanë vdekur dhe të paktën një mijë janë plagosur në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë, pasi shtatë javë demonstrata arritën një kulm.

Ushtarët izraelitë dhe snajperët po përdorin shtigje gazi lotsjellës, si dhe armë zjarri të gjalla për t’i mbajtur protestuesit të hyjnë në territorin izraelit.

 (AP Photo/Adel Hana)