27 vjeçari i zhdukur gjendet i vdekur në afërsi të trafos elektrike në Breznicë të Gjilanit

Një person i moshës 27 vjeçare ka mbetur i vdekur në Gjilan, si pasoje  kontaktit më energjinë elektrike.

Siç bën të ditur Prokuroria rasti ka ndodhur në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë.

“Gjatë ditës së djeshme, më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën”, njofton Prokuroria.

I njëjti sipas njoftimit të prokurorisë është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë.