Mbledhja e Këshillit Shtetëror të CIlësisë - 15.07.2019

27 organizata dhe 6 anëtarë të shoqërisë civile i dalin në mbështetje KShC-së

27 organizata dhe 6 anëtarë të shoqërisë civile, përmes një deklarate të përbashkët, kanë konfirmuar mbështetjen dhe vendosmërinë qytetare, për cilësi në arsimin e lartë përmes ruajtjes së pavarësisë së institucioneve arsimore.

Në deklaratën e përbashkët kërkohet nga kryeministri, Ramush Haradinaj, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë, të tërhiqen nga presioni publik që po i bëjnë Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Ata gjithashtu kërkuan që të mos merret asnjë veprim për çështjet e akreditimit, për arsye se kjo do të ishte në kundërshtim me ligjet në fuqi, me parimin e funksionimit të pavarur të Agjencisë së Akreditimit dhe në kundërshtim të hapur me interesat e studentëve.

“Përjashtimi eventual i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga asociacioni evropian ENQA për shkak të ndërhyrjes në pavarësinë e saj, do t’i kushtojë studentëve të Kosovës, diplomat e të cilëve do të zhvleftësohen dhe procedurat për vazhdim të studimeve jashtë vendit do të vështirësohen”, thuhet në deklaratë.

Tutje organizatat dhe shoqëria civile, zotohen se do të bëjnë gjithçka që është në duart e tyre, për të mos lejuar cenimin e pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe institucioneve të tjera të arsimit në vendin tonë.

Më poshtë mund të shihni se cilat organizatat i janë bashkuar kësaj iniciative:

ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim

KEC – Qendra për Arsim e Kosovës

Admovere

GLPS – Grupi për Studime Ligjore dhe Politike

D4D – Demokraci për Zhvillim

KFOS-Fondacioni për Shoqëri të Hapur

PIPS-Instituti i Prishtinës për Studime Politike

KCSF – Kosovo Civil Society Foundation

ATRC – Advocacy Training and Resource Center

CDF – Community Development Fund

CEL – Centre for Equality and Liberty

FES- Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë

IPOL

Ec Ma Ndryshe

KDI-Instituti Demokratik i Kosovës

Lëvizja FOL

IKS-Iniciativa Kosovare për Stabilitet

OJQ Global Shapers Community Prishtina

ISDI-Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim Social

Terre des Hommes Kosovo

KYC – Kosovar Youth Center

YIHR-Youth Initiative for Human Rights

BPRG-Balkans Policy Research Group

Demokracia Plus

OJQ Mileniumi i Ri

OJQ Qendra e Rinisë Drenas

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Anëtarët e shoqërisë civile:

Veton Surroi – Shkrimtar

Imer Mushkolaj – Analist

Hekuran Murati – analist

Berat Buzhala – Gazetar

Nora Ahmetaj – Aktiviste e të drejtave të Njeriut

Jeta Berisha – Aktiviste

KALLXO.com me 15 korrik kishte monitoruar mbledhjen e 74-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në të cilën u votuan rekomandimet e raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të ENQA-s, sipas të cilave Universiteti i Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit, si dhe Kolegji Fama, Kolegji Iliria, Kolegji Tempulli dhe Kosovo Art Academy, nuk do të mund të regjistrojnë studentë të ri për këtë vit akademik.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte reaguar pas raportimit të KALLXO.com se Këshilli Shtetëror i Cilësisë u ka tërhequr akreditimin institucional tri universiteteve publike, duke e cilësuar si vendim të papranueshëm.

Ndërkaq, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi kishte kërkuar që çështja e mosakreditimit të universiteteve publike të adresohet në Qeveri.

https://kallxo.com/universitetet-e-pejes-prizrenit-dhe-mitrovices-nuk-mund-te-regjistrojne-studente-te-rinj/

https://kallxo.com/pervec-tri-universiteteve-publike-kshc-ua-terheq-akreditimet-edhe-4-kolegjeve-private/

https://kallxo.com/bytyqi-ceshtja-e-mosakreditimit-te-universiteteve-te-adresohet-ne-qeveri/