Pamje nga vërshimet e këtij viti - Foto: KALLXO.com

260 Mijë Euro për Kompensimin e Dëmeve në Bujqësi

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi që  të kompensohen 25 për qind të dëmeve në bujqësi nga vlera totale e tyre, bazuar në raportet e vlerësimeve të dërguara nga komunat përkatëse, në bashkëpunim me ministrinë.

Në total janë ndarë 263 mijë e 701 euro për kompensim të fermerëve në 21 komuna të Kosovës që kanë raportuar dëme gjatë vitit.

Sipas vendimit të qeverisë, mjetet do të transferohen nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë te komunat, të cilat do t’ua shpërndajnë mjetet ekonomive bujqësore që kanë pësuar dëme.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që Qeveria e Kosovës kompenson dëmet në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore, si vërshimet dhe erërat e forta.

Më herët është ndarë një buxhet prej 160 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara gjatë muajit janar dhe shkurt.

KALLXO.com ka raportuar për dëmet që ishin shkaktuar nga breshëri në Komunën e Rahovecit në korrik të këtij viti.

http://kallxo.com/mbi-1-milion-euro-deme-nga-breshri-ne-rahovec/

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u morën edhe vendime tjera.

http://kallxo.com/qeveria-miraton-parandalimin-e-konfliktit-te-interesit/