Foto: Ilustrim

25 Vjeçi Humb Jetën pas Rrokullisjes me Traktor

25 vjeçi me inicialet G. B ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga rrokullisja e traktorit.

Në njoftimin e Policisë së Rajonit të Mitrovicës thuhet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një zonë malore të fshatit Kaçanoll.

“Nga hetimet e para të zhvilluara nga hetuesit me autorizim të prokurorit, si dhe dëshmive dhe rrethanave të siguruara nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se incidenti kishte ndodhur në kohën kur viktima  me traktorin e tij po tërhiqte drunjtë, me ç’rast traktori ishte rrokullisur dhe kishte  shkaktuar lëndime me pasoja vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

Vdekjen e 25 vjeçit e ka konstatuar personeli mjekësor në QKUK.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të tij.

Rasti është iniciuar dhe hetuar si vdekje aksidentale.

KALLXO.com ka shkruar edhe për vdekje tjera nga rrokullisja e traktorëve.

http://kallxo.com/vdes-shoferi-pasi-rrokulliset-traktori/